Rama publikon shifrat: Na ka ardhur kaq shumë turistë edhe nga Amerika

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këto ditë shifrat e turistëve europian në Shqipëri, por sot është ndalur tek një tjetër kontinent.

 

Sipas Ramës këtë vit nga Amerika kanë ardhur 76 mijë turistë në 7 muaj, ose thënë ndryshe 50 % më shumë se vitin e kaluar. Ndërkohë nga Kanadaja sipas Ramës ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve, në total 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të një viti më parë.

 

Postimi i Ramës:

 

Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj. Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikan kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike.

 

76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë; E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...