Në foto-albumin e postuar së fundmi nga Arbana Osmani, e cila rikujtoi disa momente emocionuese të “Big Brother Vip”, e gjithë vëmendja është përqendruar në mungesën e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt.
Moderatorja reagoi në lidhje me lajmin se dy ish-banorët, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pas këtij “lajmi të bukur” Arbana ka risjellë në vëmendje disa nga momentet e emocioneve më të mëdha në “BBV”. Në një foto-album në Instagram, moderatorja shkruan: “Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojnë edhe sot❤️”
Arbana ndau disa foto me disa nga ish-banorët mes të cilëve ishin, Einxhel Shkira, Dj Dagz, Dj Pm, Ilir Shaqiri, Fifi dhe Sabiani. Por megjithëse morën vëmendje të madhe gjatë formatit, Arbana nuk i përfshiu në foto-albumin e saj Beatrix Ramosajn dhe Donald Veshajn. Këto të fundit ishin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë për shkak të historisë së dashurisë që nisën në BBV.
Lënia në hije e Donaldit dhe Beatrix nga ana e Arbanës, është vënë re edhe nga ndjekësit e saj, të cilët menjëherë kanë reaguar përmes komenteve.
Disa nga ndjekësit rikujtojnë momentet e ish-çiftit në format, për të treguar emocionet që ata dhuruan. Ndërsa në komente të tjera moderatorja pyetet pse nuk është përfshirë aktori i humorit në foto-album, duke shtuar se ajo ka publikuar ish-banorët me të cilët sipas tyre ajo ka raporte të mira.
“Lajm i bukur ishalla një fëmijë të shëndoshë,po emocionet që na i ka sjellë @borazemani & @donaldveshaj do mbeten gjatë në memorien tonë”, “Po Arbana lajm i bukur. Sebepi u be BBVip që gjetën shpirtin e tyre binjak. Por një gjë duhej me shumë të merreshit me të se me historinë e Trixës që ishte fakë që ditën e parë”, “Po Donaldi ku është te fotot?”,”Pse se poston një foto dhe me Donaldin?!!”, “Të paktën sinqeritetin dhe edukatën e Trixës ta kishin gjysma prej banorëve do ishte realisht një përfundim i bukur.
Trixa u tregua e guximshme duke ndjekur zemrën e saj e cila u keqpërdor nga shumë persona aty brenda madje dhe nga vetë ju si produksion që e torturuat psikologjikisht duke futur emra të tjerë nga jashtë në çdo puntatë”, “O ka dhënë emocione @donaldveshaj o s’ka për të dhënë asnjë artist në BBVIP”, “Si mundet të mos jetë në asnjë foto @donaldveshaj… apo ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty!”- janë vetëm disa prej komenteve në postimin e Arbanës.
Që kur Instagrami është bërë ndër programet më të përdorur në gjithë botën, çdo lëvizje që bëjnë njerëzit aty e sidomos figurat publike përkthehet në një shenjë rreth raporteve që ekzistojnë në realitet.
Konkretisht Donaldi nuk e ndjek Arbanën në Instagram. Ky gjest mori vëmendje të madhe pas finales së “Big Brother VIP” kur u përfol se Donaldi ishtë përplasur me produksionin. Megjithatë, edhe pasi gjërat u sheshuan Donaldi ende nuk e ndjek moderatoren teksa ajo së fundmi ka bërë të njëjtin veprim ndaj tij.
Kanë kaluar disa muaj që kur Donaldi e fshiu nga lista e ndjekësve moderatoren, megjithatë ajo ka vendosur të kundërpërgjigjet duke e fshirë aktorin dhe vëllain e tij binjak nga rrjetet sociale.
Mirëpo, nëse kjo gjë mund t’iu duket parëndësi ose detaji që i ka shpëtuar Donaldit, mjafton të hidhni sytë nga Instagrami i vëllait të tij Romeos. Ky i fundit e ka pasur “follow” Arbanën, madje ka bërë edhe ‘pëlqime’ në postimet e saj teksa kur Donaldi ishte pjesë e formatit, ai postoi edhe video me Arbanën.
Ajo që ka ndodhur pas mbarimit të reality-showt është se aktori ia ka hequr ‘follown’ Arbanës dhe nuk e ndjekë më atë, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se ka ndodhur diçka mes saj dhe dy vëllezërve. Të tre ata e dinë impaktin e rrjeteve sociale dhe një ‘folloë’ andaj do ishte shumë naive të mendohej se pas këtyre veprimeve nuk fshihet asgjë.
Vlen të përmendet se gjatë “Post Big Brother VIP” Arbana rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të formatit me deklaratat për Donaldin. E madje edhe ironizoi në një farë mënyre nismën e tij për të ndërtuar katër shtëpi, duke u mbështetur në ironinë e saj edhe nga Arbër Hajdari.