“Nata shkodrane” mbush sheshin e qytetit/ Qytetarët shijuan koncertin me këngë shkodrane

Pas një shtegtimi në disa qytete shqiptare këndej e andej kufirit, “Nata Shkodrane” mbërriti edhe në Shkodër ku dhjetëra qytetarë kishin mbushur sheshin para bashkisë së qytetit për të shijuar e festuar me këngët e bukura shkodrane sepse netë të tilla shndërrohen në festë për qytetin.

 

Dritan Mlika, drejtuesi i Qendrës “Pjetër Gaci” shprehet se ky ishte momenti i duhur për ta sjellë në qytet këtë buqetë këngësh shkodrane ku për shkak të kthimit në vendlindje edhe të emigrantëve, artistët shkodranë janë më afër spektatorit që i ndjek.

 

Edhe këngëtarja Klodiana Brahimi dhe drejtuesi i orkestrës Gazmend Leka shprehen se për organizime të tilla ka nevojë gjithmonë qyteti.Koncerti “Nata Shkodrane” është një ekskluzivitet i RTSH Shkodra dhe ai do të përcillet në ditët në vazhdim për të gjithë shkodranët kudo që ndodhen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shqiperia shkelqen ne arenen nderkombetare te turizmit por Shkodra mbetet jashte

Ndersa Shqiperia mbylli prezantimin e saj ne nje nga...

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...