Lajthit 29-vjeçarja në Tiranë, merr përpara me makinë 3 kalimtarë

Një aksident me pasojë 3 të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi te “Kodra e Diellit”.

 

Sipas policisë, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Pas pak pritet njoftimi i plotë dhe i detajuar i policisë.

 

Burime jo zyrtare dhe ende të pakonfiruara thonë se dy nga të lënduarit ndodhen në gjendje kritike dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

 

Ndërsa i lënduari i tretë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital për kontrollin e nevojshëm, por nuk është në rrezik jete.

 

Ende nuk dihet shkaku i ngjares, por nuk është hera e parë kur femrat në timon bëhen shkaktare të aksidenteve të ndryshme në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...

Marjan Ndershtiqaj: “Zëri i qytetarëve, shtysë për zhvillim të qëndrueshëm në Berdicë”

Në vijim të takimeve me komunitetin, Marjan Ndershtiqaj ka...