Ky është kamarieri shqiptar që i shpëtoi jetën turistes spanjolle, ajo e ka …

Leli Alushaj është kamarieri hero, i cili i shpëtoi jetën turistes spanjolle ditën e djeshme në një restorant në Tiranë.

 

Ai ishte duke shërbyer si zakonisht, kur pa që një shtetase spanjolle, e cila kishte ardhur me pushime në Shqipëri, po mbytej me ushqimin.

 

Leli, la pjatat dhe i erdhi në ndihmë turistes menjëherë. Ndërhyrja e tij ishte e shpejtë dhe turistja spanjolle u ndje mirë pas pak sekondash.

 

Fatmirësisht, për pak sekonda, klientja filloi të ndihej mirë dhe e falenderoi kamarierin, i cili mori dhe duartrokitjet e klientëve të tjerë të pranishëm.

 

Ky djalë e meriton një rrogë shtesë nga pronarët e tij dhe mbi të gjitha një falëndërim të madh nga ne. Në këtë vend ka akoma njerëz të mirë.

 

Në një moment ajo shihet teksa i puth duart dhe kamarieri e përqafon. Për JOQ, kamarieri Leli Alushaj tregon se ajo e ka falënderuar dhe madje e mirëpret në Spanjë.

 

TE TJERA