“Kur u rrite moj bebe”, vajza e Arjola Demirit është bërë një zonjushë e vërtetë (foto)

“Bëmë mama të të ngjaj!” Kjo shprehje i shkon shumë përshtat aktores Arjola Demiri dhe vajzës së saj. Ish-banorja e Big Brother Vip ka postuar së fundmi një foto të vajzës së saj të madhe Helgës, e cila duket si një kopje e së ëmës.

 

“Po kur u rrite moj bebe,” – shkruan Arjola krahas fotos në Instastory, duke e shoqëruar me një emoji. Eksperienca në Big Brother Vip dhe gjitha ngjarjet që e pasuan atë e kanë shëndrruar aktoren në një nga personazhet me të ndjekura në rrjetet sociale.

 

Gjatë kësaj periudhe, vëmendje të madhe kanë marrë edhe fëmijët e Arjolës, të cilët disa herë janë bërë protagonist edhe në shtëpinë e Big Brother Vip.

 

Arjola Demiri është një prej personazheve më të komentuar në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive dhe vazhdimisht poston foto dhe video të ndryshme. Mirëpo, ndjekësit në Instagram e akuzojnë se përdor “photoshop”.

 

Arjola është revoltuar dhe përmes një “Instastory” thotë se janë filtra, dhe se e do veten në inperfeksionin e saj. Ajo thekson se është nënë e tre fëmijëve, prandaj ka celulit dhe strija.

 

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte.

 

Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...