Kirurgët e Spitalit Rajonal Shkodër realizojnë me sukses një ndërhyrje të vështirë

Kirurgët e Spitalit Rajonal Shkodër vijojnë të jenë të suksesshëm në ndërhyrjet e vështira kirurgjikale.

 

Ditën e sotme është përfunduar me sukses një ndërhyrje mjaft delikate nga Dr. Shpetim Ymeri , Dr.Ditjona Ymeri dhe Dr.Bashkim Kraja.Mjekët kanë realizuar ndërhyrjen në masë tumorale të kolonit me prekje duodeni mjaft të madhe në shtrirje në disa organe.

 

Puna e shkëlqyer e mjekëve ka bërë që pacienti të jetë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e ekipit të Shërbimit të Kirurgjisë.

TE TJERA