Këta janë 3 mjekët heronj në Shkodër, i shpëtojnë jetën qytetarit pasi ndërhyrjes delikate në zemër

Mjeku kardiolog Enkelejd Lohja dhe infermierët Ermal Dibra e Afrim Bashi, i kanë shpëtuar jetën një të moshuari në Shkodër. Ata kanë bërë një ndërhyrje delikate në zemrën e tij, me metodën mini-invazive, e cila ka dalë me sukses.

 

Pacienti 72 vjeçar kishte kryer bypass disa vite më parë dhe falë ndërhyrjes nga stafi i hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është sot në jetë.

 

Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se stafi mjekësor atje po bën punë fantastike, pa patur nevojë që pacientët të vijnë në Tiranë.

 

“Një ndërhyrje delikate në zemër me metodën mini-invazive është kryer me sukses nga stafi i Hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke i shpëtuar jetën një 72-vjeçari që kishte kryer Bypass disa vite më parë.

 

Dr. Enkelejd Lohja kardiolog-hemodinamist dhe infermierët Ermal Dibra e Afrim Bashi po bëjnë një punë fantastike për banorët e të gjithë veriut të vendit, të cilët e marrin shërbimin në Qendrën e Hemodinamikës në Shkodër, pa patur nevojë të vijnë në Tiranë”, shkruan ministrja.

 

Shërbimi jonë shëndetësor ka shumë probleme në fakt, por raste si ky meritojnë përgëzimet e të gjithëve dhe falëndërim për mjekët që shpëtuan jetën e qytetarit.

‘Ka ndonjë lek nga BE, apo vetëm foto?’, Rama i përgjigjet qytetarit

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve lidhur me samitin në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.   Një qytetar e ka pyetur Ramën nëse BE...

Ekskluzive/ E lidhur me Butrint Imerin? Aktorja e njohur shqiptare sqaron të vërtetën

Aktorja Olta Beqiri për herë të parë ekskluzivisht në “Më lër të flas” në Top Channel ka sqaruar se si qëndron e vërteta e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Ekskluzive/ E lidhur me Butrint Imerin? Aktorja e njohur shqiptare sqaron të vërtetën

Aktorja Olta Beqiri për herë të parë ekskluzivisht në...

‘Më masakruan’, Robert Aliaj bën rrëfimin shokues: Më çanë lëkurën e më goditën…

Artisti Robert Aliaj Dragot ishte së fundmi i ftuar...

‘Ka ndonjë lek nga BE, apo vetëm foto?’, Rama i përgjigjet qytetarit

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve lidhur me...