‘I qan shpirti bananes për pleh Iliri’! Balerini i përgjigjet Monika Lubonjës

Fituesi i “Big Brother Vip” i është kundërpërgjigjur statuseve ironike të aktores Monika Lubonja.

 

Së fundmi aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku padiskutim nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me balerinin, gjë që Monika nuk ka ngurruar aspak për t’ju përgjigjet madje duke ironizuar situatën.

 

Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ka ‘ironizuar’ duke u përgjigjur se është ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.

 

E pyetur nëse është penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”.

 

Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja shkruajti: “Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!”

 

Lart e poshtë duket se kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Një ndjekës e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.

 

“Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”- u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë.

 

Ndërkohë balerini është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krahas së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”- referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për “dashurinë” e saj për bananet.

 

Krisja e miqësisë mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit ishte padyshim një ndër më të komentuarat gjatë periudhës së “BBVIP” por edhe pas mbarimit të saj.

 

Nuk janë kursyer as thumbimet dhe deklaratat e forta mes njëri-tjetrit në rrjetet sociale apo dhe intervista. Dhe pse tashmë u duk se ata ‘ranë në qetësi’, dyshja po fillojnë sërish me ironitë kundrejt njëri-tjetrit.

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...