Hodhi në det flamurin e tyre, reagojnë turqit: Nuk e prisnim, jemi vëllezër…

Sezayir Arslan, sipërmarrës turk tha në një intervistë për Euronews Albania tha se ai dhe turqit e tjerë ndihen të fyer nga veprimi i 48-vjeçarit në plazhin e Gjirit të Lalëzit, i cili hoqi me forcë dhe hodhi në det flamurin turk.

 

Arslan tha se nuk dëshironte kurrsesi të përgjithësonte të gjithë shqiptarët me veprimin e një njeriu, sipas tij jo normal.

 

“U mërzita jashtë mase shumë, sepse të gjithë janë besnik të flamurit të vet, ne nuk e lëmë në tokë që ta hedhim në det. Po për një idiot, që nuk është normal në trutë s’mund të bëjmë faj shtetin apo gjithë shqiptarët. Ai kush e di çfarë ka kaluar që e ka bëtë atë veprim.

 

Nëse një turk do të ishte në atë plazh dhe do e shihet, s’do ta linim ta arrestonte policia. Mund të prisja për grekët, italianët, por jo për turqit.

 

S’ka arsye pse para 500 vjetësh na kanë pushtuar, tani jemi vëllezër, investojmë shumë. I them bravo shtetit që e ka arrestuar, që ta dijë vendin e vet”, tha sipërmarrësi turk.

 

Një ditë më parë Policia arrestoi një 48-vjeçar në Gjirin e Lalëzit, pasi hoqi me forcë nga një kull vrojtimi e më pas hodhi në det një flamur turk. Sipas Policisë, ai akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...