Ditë zie për kinematografinë shqiptare, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pandi Siku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

 

Lajmi për ndarjen nga jeta te aktorit është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.

 

Profil i aktorit Pandi Siku: Lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. U diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degen e drames dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupes se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role te dyta.

 

Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.

 

Me pas mund te permendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979),

 

“Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

TE TJERA