Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘Class’.
Ajo ka dhënë dhe një intervistë, ku ka folur më shumë për jetën, karrierën dhe tashmë për hyrjen në politikë. E pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, ajo tha: “për një shtëpi në mal, për natyrën apo për qetësi”.
Më pas, ajo është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë. “Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre.
Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth”, ka thënë Matoshi.