Cllevio komenton përqafimin e Noizy-t dhe Stresit: Thashë se e puthi në buzë! Kjo është shenjë e… (video)

Përqafimi i Stresit (Arkimed Lushaj) dhe Noizyt (Rigels Rajku) gjatë koncertit “Aplha Show”, më 14 gusht, nuk ka kaluar pa u komentuar as nga Cllevio (Kleviol Ahmeti).

 

Gjatë një videoje-live në rrjetet sociale, Cllevios iu kërkua nga ndjekësit e tij që të komentojë takimin dhe përqafimin e dy reperëve.

 

“I pashë ore shyqyr. Unë thashë se e puthi në buzë ore. Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh, ishte e puthur me dashuri. Edhe kjo është shenjë e mirë”– u shpreh Cllevio.

 

Kujtojmë se trekëndëshi Cllevio-Noizy-Stresi, ka qenë kryefjalë e mediave pak kohë më parë. Gjithçka nisi pas sherrit fizik mes Noizyt dhe Cllevios në Durrës, dhe vijoi më pas me ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale.

 

Pasi Cllevio u la i lirë nga gjykata, vendosi të ulë gjakrat me Noizyn dhe Stresin, duke thënë se nuk do e shante më reperin. Por ky ‘armëpushim’ zgjati vetëm dy ditë pasi Cllevio e ofendoi sërish Noizyn, gjë që nxiti një reagim të ashpër publik nga ana e Stresit në rrjetet sociale.

 

Pas një videoje-live që realizoi, ku paralajmëronte Cllevion që “të rrijë urtë”, reperi publikoi edhe një foto në Instastory krahas së cilës shkruante: “Të shkel me këmbë pra.”

 

TE TJERA