Çfarë nuk tha për lidhjen e tyre, Ilir Shaqiri reagon pas lajmit që Einxhel dhe Dagz do bëhen prindër (foto)

Një ditë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse thashethemet qarkullonin prej kohësh nëpër media, ata nuk kishin pranuar asgjë.

 

Por së fundmi, Einxhel ndau një video përmes së cilës njoftonte pritjen e ëmbël. Mes urimeve të shumta, një ndër personazhet që ka reaguar ishte edhe Ilir Shaqiri.

 

Gjatë kohës që ishin në Big Brother Vip, balerini nuk kurseu thumbat duke thënë se marrëdhënia e tyre nuk ishte e vërtetë dhe se nuk do të zgjaste për shumë kohë.

 

Pas lajmit të pritjes së ëmbël, Iliri ka shkruar: “I tejkaluat parashikimet, bravo ju qoftë”, duke shuar tanimë çdo dyshim se çifti jo vetëm kanë ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme, por sot janë më të lumtur se kurrë.

 

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj e cila është po ashtu dhe ish-banore e BBV, ka uruar publikisht Dj Dagzin dhe Einxhel Shkirën, të cilët presin të bëhen prindër së shpejti.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Beatrix uron çiftin e ri, duke u shprehur shumë e lumtur për pritjen e tyre të ëmbël. “Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë’.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...