Blogerët e famshëm në lumin e Shalës/ Kryeministri Rama publikon pamjet e vlogut në Facebook

Lumi i Shalës dhe liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.

 

Bukuritë e këtij lumi në gji të Alpeve shqiptare kanë sjellë së fundmi edhe dy blogerët e famshëm kanadezë Steve & Ivana ku së bashku edhe me një miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë këtë përvojë unike përmes një vlogu të realizuar e të publikuar në kanalin e tyre në You Tube.

 

Këtë fakt sa të bukur aq edhe të veçantë e ka ndarë përmes një postimi në rrjetin social të Facebook-ur edhe kryeministri i vendit, Edi Rama ndërsa më tej ai shkruan se 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë;

Po ashtu vërehet një rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vitin e kaluar.

 

Bukuritë e lumit të Shalës do të vijnë së shpejti në ekranin e RTSH Shkodra përmes një reportazhi dedikuar natyrës së mrekullueshme të kësaj zone.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...