5 mijë euro bileta në zonën VIP, Jonida Shehu tregon pse shkoi në koncertin e Noizy-t

Në koncertin ‘Alpha Show’ të reperit Noizy, i mbajtur një ditë më parë në kryeqytet një biletë u shit deri në 5000 euro, në arenën VIP, ndërkohë që në total u shitën rreth 18 mijë bileta.

 

Moderatorja Jonida Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se koncerti, ku kishte shkuar fillimisht për shkak të angazhimit të bashkëshortit të saj në organizimin e tij, ishte një show i vërtetë në të gjithë komponentët, që gjë e dëshmon fakti sipas saj, që u shit një numër rekord biletash.

 

“Unë shkova për show-n, për ngjarjen, për ta parë. Për rastësi unë dhe familja ime jemi pjesë e kësaj industrie, ishte gjithë angazhimi i tim shoqi, dhe unë shkoj në ngjarjet e tij. Por dua të them të gjitha jo vetëm tek ato që organizon im shoq.

 

I di vështirësitë për shkak të rrethanave, është një ngjarje e madhe, të organizosh një koncert dhe të shesësh 18 mijë bileta të cilat nuk i shet dot me imponim dhe kjo është meritë jo vetëm e organizatorëve. Ndonjëherë i paragjykojmë gjërat, njerëzit nuk imponohem, njerëzit e duan Noizy-n dhe muzikën e tij”, tha moderatorja.

 

Të dielën, më 14 gusht sheshi “Nënë Tereza” u mbush plot me njerëz. Bëhet fjalë për rreth 18 mijë persona që u bashkuan për të ndjekur artistët më në zë të momentit dhe mbi të gjitha, Noizyn, organizatorin e këtij eventi.

 

“Që të dalin 18 mijë njerëz dhe t’i blejnë biletat si nga ato më të lirat e deri te ato më të shtrenjtat është realisht një ngjarje e rëndësishme,” – u shpreh gazetarja Jonida Shehu në një intervistë për Euronews Albania.

TE TJERA