5 mijë euro bileta, moderatorja Jonida Shehu tregon pse shkoi në koncertin e Noizy-t

Koncerti “Alpha show” i cili u organizua dy ditë më parë në Sheshin “Nënë Tereza” mund ta themi me bindje se është krenari më e madhe e reperit Noizy pas 16 vitesh në skenë.

 

Koncerti i reperit rezultoi një sukses i vërtetë, dhe këtë e faktojnë biletat e shitura. Zonat ishin të ndara, duke filluar nga 30 mijë lekë të vjetra në 5 mijë euro në zonën “Diamond VIP”.

 

Ndër personazhet e njohur që ndoqën performancën si publik ishte edhe moderatorja Jonida Shehu.

Në një intervistë për “Euroneës Albania” Jonida u shpreh se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme bazuar në shitjen e biletave për 18-mijë persona.

 

Ndër të tjera moderatorja tregoi se përpos shoë-t ajo ndodhej aty pasi organizimi i eventit ishte bërë nga bashkëshorti i saj.

 

“Unë shkova për shoë-n, për ngjarjen, për ta parë. Për rastësi unë dhe familja ime jemi pjesë e kësaj industrie, ishte gjithë angazhimi i tim shoqi, dhe unë shkoj në ngjarjet e tij. Por dua të them të gjitha jo vetëm tek ato që organizon im shoq,”-u shpreh Shehu.

 

“I di vështirësitë për shkak të rrethanave, është një ngjarje e madhe, të organizosh një koncert dhe të shesësh 18 mijë bileta të cilat nuk i shet dot me imponim dhe kjo është meritë jo vetëm e organizatorëve. Ndonjëherë i paragjykojmë gjërat, njerëzit nuk imponohem, njerëzit e duan Noizy-n dhe muzikën”, përfundoi moderatorja.

 

Kujtojmë që pas përfundimit të koncertit Noizy ndau një postim në Instagram të momentit kulminant gjatë përformancës së tij, me kurorën gjigande të ngritur në ajër dhe një spektakël me fishekzjarre.

Xhensila Myrtezaj shtatzënë për herë të dytë? (Fotot)

Festat në shtëpinë e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut kanë mbërritur. Çifti ka realizuar fotot nga dekori festiv, duke u shfaqur më të lumtur...

(Video) ”Qenke lodhur shumë”/ Bora Zemani publikon pamjet ku është në krevat me Donaldin

Bora dhe Donaldi vazhdojnë të jenë çifti më i përfolur në Shqipëri.   Ata vazhdimisht shfaqen së bashku. Së fundmi ata kanë publikuar një pamje ku...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME