Ky është mjeku shqiptar që secili prej nesh sot duhet t’i thotë: Faleminderit

Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka problemet e veta që janë të shumta, pakënaqësitë ndaj mjekëve janë të shumta, por ama ata janë vërtetë heronj.

 

Një fëmijë vetëm 4-vjeç ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa lozte në lagjen nr 1 të qytetit të Sarandës. Prindërit e dërguan në spital në gjendje shumë kritike, por mjekët Besnik Shabanaj dhe Mejborna Gjata kanë mundur ta mbajnë në jetë.

 

“Fëmija ka ardhur në spital në limitet e jetës, pa puls, me frymëmarrje të dobët. Sapo erdhi në pavion filloi raminimi kardio-polmonar dhe e vendosëm në oksigjen.

 

Shyqyr që gjërat i kemi të gjitha këtu falë ndërhyrjes së shpejte arritëm të kthejmë në funksion zemrën dhe mushkëritë.

 

Faza e dytë ishte ajo e zgjimit që zgjati gati një orë dhe pas kësaj fëmijë na reagoi duke hapur sytë, bëri konvulsione, gjë qe e prisnim. pasi mjekuam dhe konvulsionet fëmija pas 4 orësh kërkoi nënën e babanë dhe ishte diçka shumë e bukur”, tha Besnik Shabanaj mjek anestezist.

 

Besnik Shabanaj është nga qytetit i Elbasanit. Ne vitin 1990 eshte diplomuar si Mjek i Pergjithshem ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane.

 

Ne vitin 2000 eshte specializuar ne degen Anestezi Reanimacion ne Fakultetin e Mjekesise ne ne Tirane. Ne 2003 ka ndjekur studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise ne Padova, Itali.

TE TJERA