Edi Rama mahnitet nga koncerti i Noizy-t, kryeministri publikon videon e bukur

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë të quajtur “Alpha Show”, ku performuan një numër i madh artistësh të njohur shqiptar.

 

Pamjet spektakolare të këtij koncerti duket se nuk i kanë shpëtuar as kryeministrit Edi Rama. Ai ka postuar në rrjetet sociale një video nga momenti kur në skenë ngjitet vetë organizatori i këtij koncerti, Noizy, teksa të gjithë fansat shihen me dritat e telefonave në dorë.

 

“TIRANA LIVE” shkruan kreu i qeverisë krahas videos duke e shoqëruar dhe me një emoji fytyre me zemra.

Megjithatë, një ndër momentet më të veçanta ishte hyrja që bëri vetë reperi, që ishte organizator i këtij koncerti madhështor. Noizy bëri një intro spektakolare me zërat e prezantuesve më të njohur që thërrisnin emrin e tij. Kurora gjigante që simbolizonte mbretin, e cila ishte vendosur në mes të skenës ngrihet në ajër gjatë momentit që reperi ngjitet në skenë. “OTR me zemër” ishte kënga me të cilën hapi performancën.

 

Ndonëse e vjetër, është një ndër këngët ikonë të reperi që dëgjohet sot e kësaj dite. Sakaq, një tjetër moment i veçantë ishte dhe përqafimi mes tij dhe Stresit. Teksa ky i fundit i ngjit në skenë për të interpretuar, ashtu siç kishte premtuar, ai i dha një përqafim të ngrohtë ish rivalit të tij.

 

Stresi zbuloi se zënka e parë midis tyre ishte zhvilluar pikërisht në sheshin ku dhe u mbajt koncerti. “13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima nga fansat e tyre të flaktë.

 

https://fb.watch/eV_-Z7C8hA/

 

 

Shpërthen në lot Paloma: Kam humbur motrën, jam këputur, më ka lënë amanet ta…(Video)

Dhjetë vite më parë, Paloma h mbi humbi motrën e saj, një tr gjedi që ka shënjuar jetën e artistes.   E ftuar në “S’e Luan...

Kejvina Kthella flet për sherrin e dikurshëm dhe ka diçka për të thënë për Einxhel Shkirën

Më shumë se dy vite më parë burime për “Iconstyle.al” treguan për një sherr midis tre vajzave të njohura, Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME