Një katastrofë e vërtetë, ngordhje masive e peshqve në mënyrë misterioze

Në lumin Oder, lumin kufitar mes Gjermanisë dhe Polonisë janë zbuluar sërish mijëra peshq të ngordhur, kësaj radhe në afërsi të qytetit Frankfurt mbi Oder.

 

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët nga kontakti me ujin, kjo vlen edhe për kafshët shtëpiake dhe ato për përdorim.

 

Ende nuk dihet qartësisht, se cila është arsyeja e ngordhjes masive të peshqve, që u bë e ditur për herë të parë para dy javësh. Që në fund të korrikut peshkatarët polakë kanë gjetur tonelata peshq të ngordhur 300 km larg.

 

Autoritetet polake gjetën në dy vende një lëndë të rrezikshëm helmuese, me gjasë Mesitylenin, që për peshqit është me pasoja fatale. Më vonë testet nuk treguan të dhëna për Mesitylen.

 

Prova të tjera të ujit që u morën nga autoritetet gjermane tregojnë vlera të larta të zhivës në anën gjermane të Oder në Brandenburg, njofton radioja publike rbb. Zhiva është si për njerëzit edhe për kafshët mjaft e rrezikshme. Por lumi Oder ka edhe probleme të tjera. Nxehtësia dhe thatësira.

 

Kjo bën që peshqit në ujë të kenë një sasi të vogël oksigjeni, e arsyeja qëndron në nivelet e ulta të ujit. Kur ata janë të stresuar marrin frymë më shpejt dhe kjo do të thotë se kanë nevojë për më shumë oksigjen, thotë Christian Wolter, punonjës shkencor në Institutin e Leibnizit për ekologjinë ujore.

TE TJERA