NAMI, ASNJË DHOMË E LIRË NË THETH/ MBI 2 MIJË SHTRETËR TË ZËNË, PREFEROHET TURIZMI MALOR PËR KLIMËN E PRODHIMET BIO

2000 shtretërit dhe rreth 500 dhomat që janë kapacitet maksimale të akomodimit në Theth për një natë, nuk po mjaftojnë për të pritur turistët.

 

Si këtë vit, asnjëherë me parë kjo pike turistike nuk ka pasur kaq shume vizitor, madje shume prej tyre janë detyruar të kthehen pas.

 

Përballë çmimeve të larta në tregje, Martini ka vendosur të mbjellë vete thuajse çdo produkt , duke mos rritur tarifat në bujtinën e tij.

 

Turistët shprehen të kënaqur me çdo gjë që të ofron Thethi.

 

“Ne jemi këtu prej dy ditësh me familjen dhe gjithçka është shume e bukur. Po kënaqemi. Ajo çfarë nuk me pëlqeu është se dje shkova ne 3 restorante të zonës dhe ishin plot. Nuk kishte me asnjë vend. Do tjua sugjeroj Thethin miqve të mi gjerman por jo ne vere pasi ka shume njerëz”.

 

“Shqipëria dhe Thethi janë fantastike. Çfarë natyre kemi gjetur këtu dhe sa shume vende për Aventura. Njerëzit janë gjithmonë të qeshur me ne dhe do te rikthehem sërish sepse jam bërë shok me të gjithë fshatin”.

 

Por jo gjithçka është kaq perfekte sipas operatoreve turistik të cilët kanë ankesa për furnizimin me energji elektrike në kulmin e sezonit.

 

Thethi ka një kapacitet pritës për 2000 vizitor por nëse llogariten edhe turistët me kampingje atëhere numri i tyre shkon deri në mbi 3000 turistë në natë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...