Mediat në Angli nxijnë Shqipërinë: Po i ikin të rinjtë, s’janë as në luftë! Duan të futen edhe në BE!

Prej më shumë se një jave mediat në Angli, janë duke trumpetuar me të madhe trafikun e emigrantëve shqiptarë. Së fundmi ato nxorrën faktin se trafikantët shqiptarë kanë filluar trafikimin e emigrantëve me jahte luksoze në këmbim të 17 mijë paundëve.

 

Në artikullin e publikuar nga Mail on Sunday dhe Daily Mail u vu re se brenda artikullit gazetarët anglezë habiteshin se si të rinjtë e një shteti, që është pjesë e NATO-s dhe pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian kërkojnë me kaq ngulm largimin nga vendi.

 

Gjithashtu, ata theksojnë se në Shqipëri nuk ka edhe një luftë aktuale që t’i shtyjë shqiptarët të ikin.

 

Në artikull del qartë se shqiptarët janë të huajt që kryejnë më shumë vepra penale në Angli. Mësohet se shqiptarët përfaqësojnë përqindjen më të lartë të shtetasve të huaj në paraburgim, me më shumë se 1300 në Angli dhe Uells.

 

Javën e shkuar një raport zbuloi se 4 nga dhjetë emigrantë që kalojnë në kanalin anglez janë shqiptarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...