Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Artisti i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën” u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se regjisori u shua pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.

Postimi i plotë:

Kjo foto e zgjedhur bukur nga arkivi dhe dhuruar nga një bashkëpunëtor i Kristaq Dhamos, më duket më përfaqësuesja sot që Kristaqi u nda nga ne nën kujdesin e vajzave të tij Rudinës dhe Delinës, të cilat kanë qenë shembulli më model i dashurisë së dy vajzave, për një baba, edhe pse ai prind ishte dhe do të mbetet një burre i shenjtë për pasurinë dhe begatinë shpirtërore të një vendi e një populli të tërë.

Iku një dhome ngjitur me Dhorkën, bashkëshorten dhe bashkëudhetaren e tij trimëreshë, njeiru i dritës më të madhe dhe dashurisë thjeshtësisht e madhërisht për njerëzore. Myzeqar i artë i begatisë së punës përtej ndoshta çdo përfytyrimi të sotëm.

Miku im më i mirë, mësuesi e shpëtuesi i shpirtit tim, qetësisht dhe madhështor.

Lamtumire Kristaq.

TE TJERA