Ermal Mamaqi del pronar i “Liqenit të Xhemës” në Valbonë, rojet e tij ndalojnë qytetarët ta vizitojnë

Ermal Mamaqi, humoristi i pasur, që po përpiqet t’i mbushë mendjen shqiptarëve se po bën lekë duke motivuar qytetarët se si të ecin përpara, duket se paska dalë edhe pronari i “liqenit të Xhemës” në Valbonë.

 

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, ai ka marrë një grup njerëzish, të cilët janë afruar pranë liqenit të Xhemës dhe ka filluar trajnimin e tij, duke ndaluar qytetarët e tjerë që të afrohen.

 

Sipas një qytetari, i cili ka dashur të vizitojë këtë bukuri natyrore, pa qenë me grupin e humoristit pasanik, vendi po ruhet me security. Këta të fundit, për pak janë përplasur fizikisht me qytetarët që kanë dashur të vizitojnë liqenin e Xhemës.

 

Liqeni i Xhemës, është një nga vendet më të vizituara gjatë turit në Valbonë, por këtë herë, miku i Rilindjes, Mamaqi, i ka vënë kufirin tek thana qytetarëve të thjeshtë dhe po motivon klientët e tij, të cilët sipas tij, japin shuma të konsiderueshme parash për të dëgjuar motivimin shakator.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...