22-vjeçarja ishte në plazh, dërgohet me urgjencë në spital…

Një rast tjetër aksidentimi është regjistruar këtë të diel në bregdetin shqiptar të jugut, këtë herë një vajzë e re nga Australia.

 

Në bazë të informacioneve të lëshuara nga autoritetet, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, kur policia u njoftua se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore.

 

Pas telefonatës, Policia Kufitare ka shkuar në vendngjarje dhe i kanë dhënë 22-vjeçares australiane me iniciale K. S. ndihmën e parë, më pas e çuan në Portin e Himarës, ku e mori dhe ambulanca.

 

Fatmirësisht, e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtimin mjekësor për lëndimet që ka pësuar.Sakaq, nga policia po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ashtu një pushues rumun ka mbetur i lënduar keq pas hedhjes me kokë në det, në një nga plazhet e Ksamilit. ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.

 

Turisti, Catälin – Dumitru Macanu, 38-vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku është konstatuar frakturë e qafës me paralizë të gjymtyrëve të sipërm e të poshtëm.Për shkak se ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, turisti rumun është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...