Yll Limani merret “peng” nga Doni Xhoni, pamjet bëhen virale në rrjet (video)

Përveçse një ndër këngëtarët më të suksesshëm, Ylli Limani njihet si një ndër personazhet më karizmatikë të showbizz-it shqiptar.

 

Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku nuk mungojnë videot funny që realizon, të cilat bëhen menjëherë virale dhe bëjnë xhiron e portaleve.

 

Së fundmi, Ylli postoi një story ku shihet në makinë me Don Xhonin. Video duket të jetë realizuar pas një koncerti të përbashkët të tyre.

 

Autori i shumë këngëve dhe hiteve të njohura bën shaka me reperin nga Drenica teksa thotë se ai e “ka marrë peng”. “Ndihmë”, shkruan Ylli.

 

“Pas koncertit sonte ky ka ardhur me njerëzit e tij dhe më ka marrë mund të them peng. Ndihmë, më ndihmoni”, dëgjohet duke thënë ai duke qeshur.

 

Dy këngëtarët kanë pasur një verë shumë të zënë me koncerte në vende të ndryshme të trojeve shqiptare, pasi të dy pëlqehen sidomos nga të rinjtë.

 

TE TJERA