TikTok i bën nderin e madh Shqiëprisë, i nxit turistët të vijnë në vendin tonë

Pamja magjepse e plazheve dhe ushqimet e lira i ftojnë turistët drejt një destinacioni të ri,

 

Shqipërisë, shkruan korrespondenti i së përditshmes britanike “The Times” për udhëtimet, Ben Clatworthy. Ujërat të kristalta, zona të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërkohë që vetëm rastësisht mund të ndodhë që veshi të të kapë zërin e ndonjë britaniku.

 

Shqipëria po flak tej famën e saj, kur bëhet fjalë për krimin e organizuar, dhe po konkurron me Greqinë dhe Kroacinë tani që turizmi po ringjallet pas pandemisë.

 

Kërkesa është aq e lartë, saqë kompanitë ajrore po rrisin shpeshtësinë e fluturimeve, operatorët e udhëtimeve dhe turizmit po prezantojnë ture të reja, kurse grupet më të mëdha hoteliere po njoftojnë vazhdimisht hapjen e hoteleve të tyre të reja në vend.

 

Ekspertët e turizmit dhe udhëtimeve shprehen që media sociale është një forcë nxitëse e interesit gjithnjë e më të madh për të vizituar këtë vend. Ellie Marr, një specialiste për Shqipërinë në agjencinë e udhëtimeve “Regent Holidays” shprehet se:

 

Ata janë përdorues të gjerë të mediave sociale atje dhe kanë përfituar nga kjo. Në të kaluarën shumë interes ishte nga njerëzit që do të zbulonin Shqipërinë si një destinacion i panjohur dhe i paeksploruar, me një të kaluar komuniste.

 

Kurse tani fakt është që njerëzit e kanë parë në imazhe, kanë dëgjuar për të dhe e kuptojnë se është një vend mahnitës për bregdetin dhe bukurinë e tij natyrore. Mediat sociale kanë pasur një efekt të madh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...