Iu bllokua skafi në Velipojë, drejtuesi padit Policinë dhe njofton Ambasadën e SHBA: Lashë familjen dhe miqtë në mes të detit

Pas tragjedisë së Himarës, policia kufitare ka bllokuar shumë mjete lundruese dhe ka gjobitur drejtuesit e tyre, por ka dhe nga ata se kjo gjë ka ndodhur padrejtësisht.

 

Një prej tyre është dhe Fabian Dodaj, shtetasi i ndaluar diten e djeshme nga policia kufitare në Velipojë pasi po drejtonte një skaf.

 

Ai ka parlajmëruar se do ta paditë në Prokurori policinë kufotare dhe ka njoftuar edhe ambasadën amerikane.

 

Sipas tij, skafi është me dokumente amerikane dhe përpara se të dilte në det ka njoftuar policinë sipas rregullores por me pas është përballur me dhune verbale dhe presione ndaj tij dhe familjes.

 

Fabian Doda është shoqëruar në Polici duke lënë në mes të detit fëmijët dhe gruan e tij si dhe 4 miq të tjerë të familjes, të cilët nuk dinin të përdornin skafin për t’u kthyer ne breg.

 

Familja shqiptaro–amerikane ka filmuar të gjithë momentin e përplasjes me policinë e deri tek momenti kur shefi i thotë se janë brenda të gjitha rregullave.

 

Sipas tyre, efektivet kanë ushtruar terror dhe ky është imazhi me i keq i turizmit në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...