Balena gëlltit dy femra dhe pas disa sekondave i ‘pështyn’ jashtë, asnjëra prej tyre nuk …

Ditët e fundit është bërë virale një video ku shihet një balenë kurrizore duke gëlltitur dy femra teksa po bënin kajak.

 

Pak sekonda më vonë, kafsha i “pështyn”, duke i kthyer në sipërfaqe, pasi fyti i saj nuk e ka kapacitetin për të gëlltitur një qenie njerëzore.

 

Sipas Nicola Hodgins nga “Whale and Dolphin Conservation”, goja e një balene me gunga mund të jetë deri në tre metra, por fyti është vetëm sa madhësia e një grushti njeriu dhe mund të shtrihet deri në 15 inç në diametër për vakte më të mëdha, gjë që shpjegon pse kafsha i ktheu dy gratë në sipërfaqe, disa sekonda pasi i futi në gojë.

 

Edhe pse së fundi video u bë virale, e vërteta është se bëhet fjalë për një rast të dy viteve më parë. Ngjarjet ndodhën në gjirin e San Luis Obispo, në Kaliforni, kur dy shoqet, Julie McSorley dhe Liz Cottriel, po bënin kajak.

 

Pasi u “pështynë” nga balena, gratë u trajtuan urgjentisht nga autoritetet në zonë. Asnjëra nuk kishte lëndime serioze. Sado e frikshme dhe e çuditshme të duket kjo ngjarje, e vërteta është se nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

 

Në vitin 2019, në “Port Elizabeth” të Afrikës së Jugut, një operator u bllokua në gojën e një balene me gunga, e cila gjithashtu përfundoi duke e “pështyrë” atë disa sekonda më vonë, siç bëri një zhytës në brigjet e Cape Cod, në Massachusetts, më 2021.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...