Të dielën do ndërrojnë jetë shumë njerëz, gruaja që vjen nga viti 2090 alarmon botën

Zakonisht të gjitha historitë e personave që pretendojnë se kanë udhëtuar në kohë nuk janë të mira, e fatkqesësht as këtë herë nuk ka lajme të mira prej tyre. Madje më keq akoma, ajo parashikon një katastrofë natyrore këtë të dielë.

 

Një grua me emrin Kim Windell Nocos shprehet se është kthyer nga viti 2090 dhe ka paralajmëruar për uraganin më të tmerrshëm në histori, i cili do godásë Karolinën e Jugut të dielën, 14 Gusht 2022.

 

Postimi, i cili u shpërnda në grupin Time Travel, thotë: “Më 14 gusht 2022, uragani më i keq në histori godét Karolinën e Jugut, ky do të jetë kategoria e parë, 6 uragane me shpejtësi të erës mbi 250 mph të njohur si “i pari”, do të shkaktojë miliarda dëme dhe shumë humbje jetësh. Uroj të siguroheni të gjithë.”

 

Vetëm pak ditë kanë mbetur deri në stuhinë e supozuar të nivelit të Armagedonit, teksa postimi ka tërhequr mjaft vëmendje.

 

Duke iu përgjigjur paralajmërit, një përdorues tha: “Më në fund dikush që pretendon se është një udhëtar në kohë dhe bën një parashikim. Nëse ajo ka të drejtë, unë mund të ndryshoj skepticizmin tim në lidhje me temën e udhëtimit në kohë.”

 

“Nëse ajo që thotë ndodh në të vërtetë, do të isha shumë e trishtuar për të gjithë. Tingëllon traumatike. Nga ana tjetër… nëse ajo ka të drejtë, do të besoj në udhëtimin në kohë pas kësaj”, shkroi një tjetër. /GOTA NEWS ALBANIA

 

TE TJERA