Sot është njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane: Dikur bëja Maliq-Pogradec në këmbë

Sot është njeriu më i pasur në Shqipëri, por për Samir Manen jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë. Për të arritur këtu ku është sot, i është dashur shumë punë.

 

I pyetur në emisionin “Pushime on Top” për fëmijërinë e tij, Mane tha se në atë kohë nuk kishte mundësi të bënte pushime në Himarë apo Durrës, por i është dashur të shkojë në Pogradec nga Korça me këmbë.

 

E mban mend veten tënde në gjimnaz? Mane: Patjetër po! Një kohë tjetër ajo, me shumë mungesa! Mane: Sigurisht, në atë kohë nuk kisha mundësi të shkoja në Himarë, në Durrës shumë rrallë.

 

Por padyshim ishte liqeni i Pogradecit, që shpesh herë duhet ta bëja me këmbë nga Korça në Pogradec. Nuk ishte aq e lehtë sa sot.

 

Në fakt Korçë-Maliq me autobus, dhe pastaj Maliq dhe Pogradec me këmbë, për të shkuar dy-tre orë në liqenin e Pogradecit.

 

E mban mend ku e ke mësuar notin për herë të parë? Mane: Notin besoj që e kam mësuar në Pogradec, rreth moshës 8-vjeç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...