Kush ka bërë plane për fundjavën, do zhgënjehet! Moti na surprizon duke filluar nga nesër

Nga dita e nesërme temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme. Sipas sinoptikanëve gjatë ditës së premte moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe breshër në disa zona malore, si dhe me shkarkesa elektrike.

 

Gjatë ditës së nesërme temperaturat nuk priten t’i kalojnë 30 gradë celsius. Ndërkohë sa i përket ditës së shtunë dhe të diel temperaturat do të vijojnë të ulen edhe më tej, ku do të arrijnë në 27 gradë celsius sa i përket vlerave maksimale.

 

Gjithashtu përgjatë fundjavës priten rrebeshe shiu në të gjithë territorin, por sidomos në Shqipërinë juglindore dhe atë verilindore.

 

Sipas SHMU era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme.

 

Ndërsa Kosova do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në të gjithë territorin. Por pritet që në pjesën e dytë të ditës së nesërme vranësirat do të bëhen më të shpeshta në vend, KU më të fokusuar do të jenë në zonat Jugperëndimore duke sjell reshje shiu.

TE TJERA