Iku me pushime në Greqi, gazetari shqiptar: Vinë i hapin shtrojet e veta për plazh, para hotelit s’i shqetëson njeri

Gazetari Blendi Salaj që dy ditë më parë kishte shprehur habi për ndryshimin e madh që kishte pësuar Gjirokastra dhe për një darkë të lirë që ai kishte konsumuar për vetëm 3250 lekë, së fundi ka bërë një reagim teksa ndodhet në Parga të Greqisë.

 

Salaj thekson faktin se ndonëse është në një plazh të frekuentuar kryesisht nga klientët e hotelit, askush nuk të pengon të hapësh shtrojën tënde edhe nëse nuk je klient i hotelit.

 

Këtu ai i referohet faktit që në Shqipëri kryesisht plazhet në përdorim nga subjektet private, nuk lejojnë qytetarët të hapin çadrën e tyre apo ta shfrytëzojnë plazhin pa paguar për shezlongët.

 

Disa ditë më parë dy turiste suedeze në Sarandë u kërcënuan nga persona që kishin marrë plazhin me qira vetëm e vetëm se ato ishin shtrirë në rërë me peshqirët e tyre. Më poshtë reagimi i plotë i Salajt.

 

“Edhe në hotele disi të mbyllura të tipit “resort” ku plazhi frekuentohet thuajse tërësisht nga klientët, nuk është e ndaluar që vizitorë nga jashtë hotelit të shfrytëzojnë hapësirën midis çadrave të para dhe bregut.

 

Askush nga sfafi (super-i-sjellshëm) i hotelit, largqoftë ndonjë nga pronarët nuk i shqetëson turistët e huaj që duan të përdorin shtrojet e veta për të bërë plazh”, shkruan Salaj.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...