“Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”- Ledri Vula ‘tall’ hapur kolegët e tij!

Këngëtari i njohur Ledri Vula, është padyshim një ndër artistët më të pëlqyer për publikun.

 

Ai ka korrur një sukses të madh përgjatë viteve të tij në muzikë duke numëruar koncerte të shumta apo dhe hite që vazhdojnë të dëgjohen kudo. Dhe gjithë ky sukses i arritur bën të mundur që të ardhurat e reperit të jenë të larta.

 

Së fundmi reperi ka zbuluar se tashmë ai ka blerë një pronë të tijën në mes të Prishtinës. Në fotot e publikuara në “InstaStory”, Ledri shfaqet duke firmosur dokumentacionet dhe me këtë rast ai nuk ka lënë pa thumbuar as kolegët e tij në lidhje me temën e cila po përflitet kudo mes artistave: ajo e blerjes së klikimeve.

 

“Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”- shkroi këngëtari krahas fotove.

 

Rikujtojmë se Ledri ka qenë përgjatë këtyre ditëve në qendër të vëmendjes për shkak të raportit miqësor që ka ruajtur me Dua Lipën dhe pse shumë kohë më parë ata kanë pasur një lidhje.

 

Në një video të shpërndarë në TikTok,Dua dhe Ledri shihen teksa përqafohen dhe bisedojnë më njëri-tjetrin. Pamjet janë xhiruar gjatë festivalit “Sunny Hill”, i cili u mbajt në Prishtinë.

 

Ledri ishte një nga artistët që performoi në “Sunny Hill Festival” dhe sigurisht mori gjithë mbështetjen e Duas dhe partneres së tij Sarës. Ai është fotografuar duke biseduar me Duan pas performancës teksa ajo e ka mbështetur edhe në rrjetet sociale.

 

TE TJERA