“Nale o Izet!” Të rinjtë terrorizojnë turistët te lumi i Shalës duke qëlluar me kallash, pamjet i publikojnë vetë në TikTok

Pamje të frikshme dhe aspak normale kanë mbërritur ditën e sotme në redaksinë tonë. Në lumin e Shalës, i cili është një prej atraksioneve turistike më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, disa të rinj i kanë terrorizuar të gjithë duke qëlluar me kallashnikov në ajër.

 

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si të rinjtë qëllojnë të pashqetësuar me kallashnikov në të dyja anët e varkës me të cilën ishin duke shëtitur nëpër lumë. Këto pamje të frikshme janë regjistruar në mes të ditës kur lumi ka qenë plot me varka të tjera me familjarë e fëmijë të cilët janë terrorizuar nga të shtënat pa pushim.

 

Sipas qytetarit i cili ka denoncuar rastin në fjalë të rinjtë i kanë publikuar vetë pamjet në rrjetin social TikTok. Qytetari ngre dyshime se si këta të rinj mund të jenë të paprekshëm nga policia ose nëse janë vetë polic.

 

 Pak dite me pas policia dha kete deklerate: DVP Shkodër/Reagim

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në një varkë që lundron në liqenin e Fierzës në drejtim të liqenit të Komanit, ju sqarojmë se:

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, pas publikimit të videos, menjëherë kanë nisur verifikimet dhe nga hetimet paraprake të kryera, ka rezultuar se kjo video është realizuar dy vite më parë.

Pavarësisht kohës së realizimit të videos, strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Kukës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon qytetarët dhe mediat për reagimin dhe fton cilindo që të denoncojë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...