”Me dy njerëzit më të bukur në botë”/ Aktori i madh shqiptar publikon prindërit

Arben Derhemi është një nga aktoret më të dashur të skenës dhe teatrit shqiptar. Ai është shumë aktiv në kinematografi, ku në vitet e fundit ka luajtur shumë role.

 

Mirëpo, njëherazi është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat ndan vazhdimisht foto dhe video të ndryshme.

 

Sot, Arbeni ka ndarë një foto shumë të bukur me prindërit e tij. Kjo pasi babai i tij feston ditëlindjen dhe aktori nuk ka nguruar ta urojë publikisht.

 

“Jam i lumtur qe jeni kaq te forte….pac jete te gjate bab….”, ka shkruar Derhemi krahas imazhit special. Kujtojmë që aktori është baba i një vajze, e cila duket se i ngjan shumë.

 

Pak kohe me pare Arben Derhemi ka reaguar ndaj kritikave të shumta lidhur me shfaqjen “Prefekti”, në të cilën ironizohet figura e ish-prefektit Qazim Mulletit. Mes reagimeve të shumta, shoqata “Tirona Intellectum” reagoi ashpër, ndërsa e cilësoi të turpshme dhe faktin që pjesë e këtij produksioni është dhe aktori i mirënjohur Derhemi.

 

“Nga ana tjetër, të shfaqësh këtë palo komedi është të fyesh e të poshtërosh jo vetëm Qazim Mulletin dhe familjen e nderuar Mulleti, por të gjithë komunitetin tironas, të fyesh atë pjesë të shoqërisë që u persekutua egërsisht nga sistemi totalitar! E turpshme për më tepër, që aktori kryesor është një tironas!“, thuhej në reagim mes të tjerash. Kjo ka sjellë dhe reagimin e aktorit se e kanë sjell shfaqjen në një këndvështrim tjetër duke evidentuar këtë figurë të madhe historike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...