‘Kam 7 vite që pres’! Fifi ka një lutje për Ramën!

Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi), ka bërë një kërkesë publike drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bajram Begaj.

 

Përmes një statusi në ‘Instastory’ ajo i ka kërkuar presidentit, kryeministrit, kryebashkiakut dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro që të pajiset me një pasaportë shqiptare. Fifi ka shtuar se ajo ka 7 vite që jeton dhe punon në Shqipëri.

 

“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj dhe jetoj tash e 7 vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem shqiptare ndonjëherë?”-ka shkruar Fifi.

 

TE TJERA