Shemsi Krasniqi i njohur si Shemi i grupit “Ilirët”, ka paralajmëruar se do të vijë në Tiranë. Vetëm pak ditë pasi kërcënoi këngëtaren Elvana Gjata, ai thotë se do të udhëtojë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në koncertin “Sunny Hill” që do të mbahet në kryeqytet nga 26 deri në 28 gusht.
“Në Shqipëri do të shkoj. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin do të jetë atje”, është shprehur Shemi.
Çfarë ka ndodhur me këngëtarin? Fillimisht Krasniqi u përfshi në një konflikt me Dukagjin Lipën, babain e Dua Lipës që është njëkohësisht dhe organizatori i ‘Sunny Hill’.
Vetë këngëtari tha se donte të ngjitej në skenë për të kënduar për Adem Jasharin, por që është ndaluar nga Dukagjin Lipa. Ky i fundit ngriti pretendimin se Krsniqi po ngjitej me dhunë në skenë dhe pa leje.
Policia e procedoi penalisht këngëtarin, por një ditë më pas, ai tha se Elvana Gjata nuk ishte personi i duhur që të këndonte në vend të tij, pasi ajo nuk di as tekstin e këngëve.
Madje shtoi se Elvanës do t’ia ‘tregonte qejfin’ kudo që ta shihte. Deklarata e tij u bë virale dhe si duket e arriti qëllimin për të bërë zhurmë.