Shkodër, 55 vatra zjarri në një javë/ Shefi i repartit zjarrfikës: Në Bërdicë jemi përballur me një situatë të vështirë

55 vatra zjarri janë raportuar përgjatë një jave në territorin e bashkisë së Shkodrës.

 

Kjo u bë e ditur nga shefi i Sektorit të Ndërhyrjes pranë repartit të shërbimit zjarrfikës në Shkodër Bashkim Ramaj sipas së cilit situata ka qënë tepër e rënduar sidomos në njësitë administrative, vecanërisht në atë Bërdicë .

Dy ditë më parë në zonën e Bërdicës u dogj një shtëpi banimi ndërsa u rrezikuan edhe dhjetra banesa të tjera ndërsa një vatër tjetër zjarri po atë ditë u shfaq në rezervuarin e Velipojës e cila është zonë e mbrojtur.

 

Ndonëse me numër të pamjaftueshëm efektivësh, reparti zjarrëfikës ka qenë në gatishmëri 24 orë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...