Nuk e la të fuste miq në dhomë! Pushuesi rreh pronarin e hotelit, i thyen brinjët dhe e çan në trup

Një emigrant shqiptar që kishte zgjedhur vendlindjen për të kaluar pushimet e kësaj vere ka dhunuar pronarin e hotelit ku është akomoduar. Ngjarja është denoncuar nga një dëshmitar i dhunës që ka lënë 70-vjeçarin me brinjë të thyera e me çarje në trup.

 

 

Emigrati shqiptar nga Gjermania kishte rezervuar një dhomë për dy persona në hotelin e 70-vjeçarit. Ditë ne fundit ai kishte dashur të fuste në dhomë edhe dy persona të tjerë, pork jo gjë është kundërshtuar nga pronari i hotelit. Ky i fundit i ka shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona dhe jo oër katër e për pasojë ai nuk mund të mbante njerëz të tjerë në dhomë.

 

Pas konfliktit, pushuesi ka kërkuar që të marrë mbraposht paratë e të gjitha ditëve që kishte qëndruar në hotel. Por pronari nuk ka pranuar t’ia japë. Për pasojë, emigrant e ka dhunuar 70-vjeçarin, i cili aktualisht ndohet në spital. Nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë ndaj pushuesit që përveç dhunës, ka shkatërruar edhe dhomën e hotelit ku kishte qëndruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...