Ngjela paralajmëron, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë që po ndodhin në lidhje me Sigurimin e Shetetit. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Ngjela shkruan se krerë që kanë drejtuar shtetin shqiptar i ka kapur të gjithë antikorrupsioni.

 

 

“Pse merreni me Sigurimin e Shtetit? Nëntëdhjetë përqind e të korruptuarëve dhe liderëve të viteve 90′, Sigurimi i Shtetit i hodhi në lojën politike “Liri Demokraci”.

 

Kjo ka qenë e ditur dhe këto janë të dokumentuara tani.

 

Por tani këta krerë që kanë drejtuar shtetin shqiptar i ka kapur të gjithë antikorrupsioni. Janë të gjithë drejt procesit penal për korrupsion. Kjo është e reja për ish sigurimsat e demokracisë.

 

Nuk e shihni Metën dhe Berishën që flasin në vakum dhe tregohen në acarim mendor?

 

 

SPAK i ka tani.

 

SPAK-un tani e drejton Amerika.

 

Kaq neve na mjafton, kurse mitingjet e pritshme të Metës dhe të Saliut po na mallëngjejnë, se që të dy janë të mundur.

 

Pse këta të dy do të mundin Amerikën në Shqipëri?! Kjo është pyetja. Dhe kuptohet se është kotësi lodhëse për të dy. Kurse, fakti që Meta ka kaluar befas në nacionalizëm, tregon se tani, në Shqipëri, ka rënë perdia e teatrit absurd dhe ka filluar komedia.

 

Por dihet se, e vetmja shpresë e të mundurit është që të mos ketë asnjë shpresë.

 

Prisni dhe shikoni…”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...