Dikur Tea Trifoni u bë ndër personat më të klikuar në rrjetet sociale pas emisionit “Perputhen”. Kjo i hapi shume dyer Teas, duke u bërë dhe një ndër moderatoret e një emisioni në Top Channel.
Ajo është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku organizon biseda të shumta me ndjekësit. Së fundmi Tea ka thënë se po mendon të largohet jashtë Shqipërisë.
“Kam një mendje të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli”, shkruan Trifoni në një Q&A në “Instastory”.
Njëri prej ndjekësve e ka pyetur nëse deklarata e saj ishte serioze apo thjesht një shaka.
“Për gomonen jo sigurisht që nuk e kam seriozisht, do ikja në mënyrë të ligjshme. Por për tu larguar ndoshta. A ja vlen të investosh këtu dhe të ndërtosh një të ardhme këtu?”, është përgjigjur Tea.