Hakerat “godasin” sërish! Publikohen e-mailet e Ministrisë së Jashtme dhe ambasadave shqiptare

Pas publikimit të e-maileve të kryeministrit Edi Rama, janë publikuar edhe mesazhe nga posta elektronike e Ministrisë së Jashtme shqiptare, drejtuar ambasadave tona.

 

 

Në faqen online “homelandjustice.ru”, janë publikuar e-mailet që Ministria e Jashtme i ka dërguar ambasadave shqiptare në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Rusi.

 

Ndër të tjera, janë edhe mesazhe që shtetas shqiptarë i kanë dërguar ambasadave tona në shtete të huaja.

TE TJERA