Dhëndri hakmerret ndaj nuses, i publikon në dasëm videon ku e tradhton me kunatin, shihni reagimin e saj

U hakmor mizorisht me tradhëtinë e nuses ditën e martesës dhe publikisht para dasmorëve.

 

 

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kinë. Një dhëndër ka vendosur që të turpërojë nusen në ditën e tyre të dasmës. Teksa të gjithë po festonin, ai ka publikuar një video ku partnerja e tij shfaqet duke e tradhtuar me kunatin.

 

Video në fjalë është realizuar në vitin 2019 por është bërë shumë virale së fundmi në “TikTok”. Imazhet kanë shkaktuar bujë të madhe në internet.

 

Ngjarja ka ndodhur në Kinë. Pasi dhëndri ekspozon videon para të ftuarve dëgjohet duke thënë: “A ke menduar se nuk e dija këtë?”.

 

 

Më pas, shihet nusja duke i hedhur buqetën me lule. Por mënyra se si është hakmarrë dhëndri ka shkaktuar reagime në rrjet.

 

Shumë përdorues ishin në anën e dhëndrit duke thënë se nusja mori atë që meritonte ndërsa të tjerë theksonin se ai thjesht dukej të kishte anuluar martesën.

TE TJERA