Studimi i fundit turpëron burrat: Bëjnë thashetheme më shumë se gratë

Gratë përgjithësisht konsiderohen si ata që kënaqen më shumë kur bëjnë thashetheme për të tjerët. Megjithatë, nëse do të pyesni gratë, ato më së shumti do të thonë se kanë dëgjuar gjithçka nga miqtë e tyre meshkuj. Një studim i dha një përgjigje pyetjes se cila gjini i pëlqen të përgojojë më shumë.

 

Një studim me 2000 britanikë zbuloi se një mashkull mund ta mbajë mesatarisht sekretin për vete për rreth 2 orë e 47 minuta, 40 minuta më pak se femrat.

 

Në hulumtim, një në dhjetë pranoi se kishte zbuluar sekretin e dikujt tjetër vetëm 10 minuta pasi dikush ia kishte besuar.

 

Është interesante, dhe disi qesharake, që 92 % e të anketuarve ende e konsideronin veten një person të besueshëm. Sa i përket “temës”, pra llojit të sekreteve që meshkujt e kanë më të vështirë t’i mbajnë, rezultoi se ishin sekrete për tradhtinë bashkëshortore, aferat në punë dhe gënjeshtra të të tjerëve.

 

Një sondazh i katër viteve më parë zbuloi gjithashtu se burrat shpenzonin mbi 30% më shumë kohë duke bërë thashetheme sesa gratë, gjithashtu në vendet e punës dhe jo në shtëpi si gratë. Sekretet zakonisht ndahen me një mik, koleg, gruan dhe mesatarisht, një burrë ndan sekretin e dikujt tjetër me 5 persona.

 

“Nëse doni që diçka të mbetet sekret, mos ia tregoni një burri”– ka përfunduar zëdhënësi i kompanisë “The Fifth Estate”, e cila ka kryer hulumtimin e përmendur.

TE TJERA