Një emigrant shqiptar ka denoncuar një episod korrupsioni në qendrën e kolaudimit të automjeteve në Elbasan nga kupola e korruptuar e punonjësve në këtë institucion shtetëror.
Me denoncimin e tij, qytetari ka hedhur poshtë pretendimet e Edi Ramës se në këto institucione mbaron punë brenda sekondës… kjo mund të rezultojë e vertetë vetëm nëse i jep shtysë me ndonjë 10-20 mijë lekëshe punonjësve aty…
Ai ka denoncuar dy inxhinerë shtetërore të cilët i kanë emigrantit se nuk i frikësohen asgjëje pasi edhe kamerat i mbajnë fikur që të mund të korruptohen të qetë.
Ngjarja ka skandalizuar të riun i cili shprehet tejet i zhgënjyet nga kjo qeverisje.
Denoncimi i qytetarit:
“Do te do ja te ndaja me ju nji gje te tmershme qe me ka ndodhur ne qendren e kolaudimeve ne Elbasan I nisur nga lajmet e publikuara nga pseudo qeverria se ne qendrat e kolaudimit mbaron pune ne pak minuta dhe ske nevoje te japesh ryshfet
Jam shum I llahtarosur per qysh me kan trajtuar ne nji istitucion shteteror me dy standarte domethene ishte nji moment qe te trajtonin ndryshe dhe po mos ta dije se duhet me dhene lek dhe jo pak te binin verdalle kot pastaj po mos ta kuptoje si un se cfar duan te lene deri mbas ores 6 mbasdite dhe aty ta thone troç qe po spagove sdel nga ketu ok I thash.
Po Pse ma moret nji dit nga jeta ime per kaq? me tha qe kur se kupton vete kalohet ne metoda tradicionale po I thash po nga kamerat a skeni frike e me thote prandaj ju kemi mbajtur deri tani se i kemi fikur kamerat prandaj hidhu po deshe me dale nga ketu.
Edhe per te paguar ke arka duhet te paguash ryshfet, do ti coj me foto dy inxhinieret patronazhiste qe tu qesh me njeni tjetrin, me thonin beje dhe nji valle dmth qe sapo te vinte radha me mbaru pun te thonin dil jasht dhe shko ne radhe prap jam shum I shokuar, jam pare si armik dhe jo si taksa pagues.
Koto qe te thash do ti bej publike ne itali si shtetas i saj dhe ne Britani si banues I perhershem.