S’flasin prej vitesh me njëra-tjetrën/ Irma dhe Eranda bëjnë sikur nuk shikojnë njëra-tjetrën në festë

Edhe njëherë tjetër, motrat Libohova treguan se gjërat nuk po marrin aspak drejtim pozitiv dhe hatërmbetja qeka më e madhe se ç’mendonim.

 

Irma dhe Eranda kanë marrë pjesë së fundmi të dya në “Maratona Këngë Moj”, por nuk janë ngjitur në asnjë moment bashkë në skenë, siç i ka njohur publiku i gjerë shqiptarë.

 

Madje, kanë publikuar foto me të gjithë artistët, si Irini Qiriako, Era Rusi e shumë të tjerë, por asgjë nuk i ka bashkuar motrat as këtë herë.

 

Prej kohësh, lajmi se motrat më të famshme të muzikës popullore shqiptare nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën ka ngacmuar fansat e tyre. Jo vetëm në familjen e tyre, por motrat janë rritur bashkë edhe në ekran prandj ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga publiku shqiptar.

 

Gjithçka nisi të bëhej publike kur Irma Libohova mungoi në ditën e rëndësishme të Erandës e cila u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh”. Pas kësaj mungese u vu re se motrat nuk ndiqeshin as në Instagram dhe prej vitesh nuk kishin asnjë dalje krah njëra-tjetrës.

 

Pas gjithë detajeve që çojnë te përçarja e tyre, motrat Libohova nuk kanë bërë asnjë reagim duke konfirmuar gjithçka me heshtje.

 

 

 

TE TJERA