Po pushimet tona…? Sinoptikani paralajmeron renie temperaturash kete jave dhe priten reshje shiu

E diela shënoi fundit e kësaj vale të të nxehtit afrikan në vendin tonë, ku termometri kapërceu edhe 40 gradë Celsius.

 

Kjo javë nisi me mëngjes më të freskët ndërkohë që në disa zona parashikohet të ketë reshje shiu, por sipas sinoptikanëve do të jetë të pakta.

 

Temperaturat të Hënën ulen me vetëm me një gradë ndërsa nga e mesi i javës ulja do të jetë më e ndjeshme.

 

Të mërkurën temperaturat maksimale do jenë 34-35 gradë, ndërsa ato minimale do arrijnë deri në 17 gradë.

 

Pavarësisht uljes së temperature me disa gradë ata që kanë zgjedhur të bëjnë pushimet në këtë javë do të kenë mot të favorshëm.

 

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, valëzimi në dete pritet të ketë një forcës deri në 3 ballë.

TE TJERA