Nëna ndërron jetë në gjumë në avion, fëmijët i qëndrojnë pranë për 8 orë pa e ditur se nuk ishte gjallë

Askush nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në Mbretërinë e Bashkuar, ku gjatë udhëtimit me avion një grua ka ndërruar jetë në gjumë dhe askush nuk e kishte kuptuar këtë, ndërsa fëmijët e saj kishin qenë të ulur pranë nënës së tyre.

 

Helen Rhodes, nderroi jete papritur teksa po kthehej për në Mbretërinë e Bashkuar me burrin e saj Simon, djalin dhe vajzën e tyre më 5 gusht, pasi kishte jetuar në Hong Kong për 15 vite. Disa orë pas fluturimit, ajo u gjet e papërgjegjshme dhe nuk po zgjohej. Besohet se ajo ka ndërruar jetë në gjumë.

 

Trupi i saj u la në vendin e saj për tetë orë, pranë fëmijëve të shkatërruar nga humbja e nënës, përpara se aeroplani të ulej në Frankfurt.

 

Trupi i saj u mbajt në Gjermani dhe ende nuk është riatdhesuar. Burri dhe dy fëmijët e saj, Nathan dhe Emma, duhej të vazhdonin në Britani pa të.

 

Një mike e të ndjerës shkroi: “Helen dhe familja e saj lanë Hong Kong pas më shumë se 15 vitesh, për të nisur një kapitull të ri duke jetuar në shtëpinë e tyre, në Britani.

 

Ajo ishte e emocionuar, por dhe nervoze për këtë zhvendosje, por mezi priste të shihte familjen, pasi ajo nuk i kishte parë prindërit e saj të moshuar që nga fillimi i pandemisë. Fatkeqësisht, ajo nuk arriti t’i shihte më.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...