Kinematografia në zi, ndërron jetë aktorja e njohur, vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë (Foto)

Këngëtarja dhe aktorja, Olivia Newton-John, më e njohur për rolin e saj në muzikalin Grease, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 73-vjeçare.

 

 

Aktorja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kaliforninë Jugore mëngjesin e sotëm, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

 

 

Bashkëshorti i saj, John Easterling konfirmoi lajmin e trishtë.

 

Në karrierën e saj pesë dekadash në muzikën country dhe pop, ajo ka shitur më shumë se 100 milionë disqe dhe ka pasur 40 hite në Billboard 100. Ajo mundi dy herë kancerin e gjirit por u diagnostikua përsëri në vitin 2017.

 

 

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit.”, ka shkruar bashkëshorti i saj.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...